DAL-POR

reuters
Nowitzki shpëton Dallasin
8 February, 2015 @9:50
Kur i nevojitet Dallasit fitorja, në skenë gjithmonë është ylli gjerman Dirk Nowitzki.
Edhepse Dallas Mavericks, nuk startoi mirë ndeshjen, Nowitzki në çerekun e katërt e këndelli skuadrën, ndërsa tentimin e fundit e barazoi ndeshjen për ta dërguar në vazhdime.
I pakapshmi Dirk, nuk u ndalë edhe në çerekun shtesë të ndeshjes, ku ia solli fitoren skuadrës me rezultat 111-101.
Me 25 pikë e 3 kërcime, Nowitzki ishte lojtari më i mirë tek Dallasi, derisa në anën tjetër, Damian Lillard u dallua me 26 pikë, 7 kërcime e 7 asistime.
Kjo ishte fitorja e dytë me radhë e Dallasit, të cilët i kanë 35 në total krahas 18 humbjeve dhe gjenden në pozitën e pestë pas Portland Trail Blazers, në Konferencën Perëndimore.
Video
Dallas Mavericks-Portland