BEFASIA E VITIT

Foto: KB Ylli
Ylli, lartë në qiell
7 February, 2015 @20:34
Ylli ka shënuar fitoren më të madhe deri sot në Superligë. Ata kanë mposhtur Pejën në Suharekë, duke dëshmuar që janë pretendent serioz për Play-Off.
Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, derisa në të dytin Ylli shkëlqeu shumë për të marrë një epërsi mbi 10 pikë për pauzën 10 minutëshe.
Në vazhdim, Peja nuk arriti të bëj dallim, derisa Ylli mbajti ritmin për të siguruar epërsinë nga pjesa e parë.
Në fund, një mbrojtje e mirë e Pejës bëri që ndeshja të shndërrohet në dramë.
Por Ylli nuk u dorëzua, luftoi dhe fitoi, duke mbetur skuadër pa humbje në pjesën e dytë të stinorit.
Najee White, Urim Zenelaj dhe Derrick Washington kanë përfunduar ndeshjen me double double, derisa u dallua edhe Artin Gashi e Charles Hammork.
Te Peja, Janou Rubin, Jozo Brkic dhe Drilon Hajrizi ishin ndër më të dalluarit.
Kjo ishte humbja e parë e Pejës nga një skuadër përveç Prishtinës, që nga stinori 2012/13 kur ishte mposhtur nga Bashkimi në Prizren.
Ylli, falë kësaj fitoreje është ngjitur në pozitën e katërt të radhitjes tabelare, me një pikë dhe një ndeshje më shumë se rivali i drejtpërdrejtë për Play Off, Trepça, e cila nesër do të përballet me skuadrën e Besës.
Statistikat ekipore
YLLI | PEJA | ||
Çereku i parë | 18 | 19 | |
Çereku i dytë | 32 | 19 | |
Çereku i tretë | 17 | 16 | |
Çereku i katërt | 6 | 18 | |
Kërcime | 33 | 36 | |
Asistime | 19 | 11 | |
Bllokada | 4 | - | |
Topa të vjedhur | 9 | 5 | |
Topa të humbur | 12 | 17 | |
Tentime për tre pikë | 6/16 | 8/25 | |
Tentime nga loja | 26/60 | 26/66 | |
Gjuajtje të lira | 15/18 | 12/20 |
Statistikat individuale te Ylli
1 | Najee White | 23 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
2 | Artin Gashi | 15 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
3 | Charles Hammork | 14 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
4 | Urim Zenelaj | 12 pikë | 10 kërcime | 3 bllokada |
5 | Derrick Washington | 9 pikë | 12 asistime | 7 kërcime |
Statistikat individuale te Peja
1 | Jozo Brkic | 17 pikë | 8 kërcime | - |
2 | Janou Rubin | 15 pikë | 8 kërcime | 3 asistime |
3 | Drilon Hajrizi | 11 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
4 | Jaleel Nelson | 11 pikë | 3 kërcime | - |
5 | Luka Petkovic | 8 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
6 | Alban Veseli | 6 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
7 | Fisnik Rugova | 4 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |