Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ATL-GSW

Atlanta fiton derbin

nba.com

Atlanta fiton derbin


7 February, 2015 @11:01

Dy skuadrat më të forta nëpër Konferencat e tyre, Atlanta Hawks dhe Golden State Warriors, dje u përballën në Philips Arena të Atlantës.

Në parket që të dyja skuadrat, kërkonin fitoren, kurse tifozët ishin tepër të kënaqur, të cilët e shikonin këtë spektakël dhe lojë të mirë që e bënin skuadrat e tyre.

Fitoren e arriti skuadra vendase Atlanta Hawks, ku e mposhti kundërshtarin me rezultat 124-116.

Jeff Teagu me 23 pikë dhe Paul Milsap i cili i ndihmoi me 21 sosh, ishin më meritorit tek shqiponjat, derisa në anën tjetër, 29 pikët e Klay Thompson dhe 26 të Stephen Curryt, mbetën të pa mjaftueshme për luftëtarët e Golden State.

Atlanta në Lindje ka bilanc prej 42 fitoreve e 9 humbjeve, ndërsa Golden State, 39 fitore e 9 humbje, ku të dyja skuadrat gjenden në pozitën e parë në Konferencat e tyre.


Video

Atlanta-Golden State



 
Të gjitha lajmet nga NBA