STITT

Edhe një përforcim te Prishtina!
6 February, 2015 @23:30
Krerët e Sigal Prishtinës nuk dinë të ndalen në ditët e fundit. Ata kanë paralajmëruar edhe përforcimin e radhës te ekipi bardhekaltër, duke bërë të ditur se Demontez Stitt, është basketbollisti më i ri i ekipit.
Stitt është 25 vjeç dhe 187 centimetra i gjatë, derisa së fundi ka luajtur në ligën meksikane për Fuerza Regian, ndërsa më parë ka bërë karrierë edhe në Hapoel të Tel Avivit dhe Maccabi Haifas.
Në Meksikë, Stitt në 8 ndeshje të zhvilluara gjatë fundvitit të kaluar ka regjistruar 12.8 pikë, 3.3 asistime dhe 2.4 kërcime për ndeshje.
Ai pritet t’i bashkohet ekipit të dielën, ka bërë të ditur faqja zyrtare e kampionit të Kosovës në Facebook.
Video
Video e Demontez Stitt