I RI NË SUHAREKË

basketrepublic.com
Pesut, paraqitet nga Ylli
6 February, 2015 @8:35
Organizatori i ri kroat, Mario Pesut, pritet të jetë përforcimi i radhës te Ylli i Suharekës.
Ekipi suharekas ka paraqitur për regjistrim basketbollistin në fjalë, që pritet të zbarkojë te ekipi me katër fitore radhazi, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.
Pesut, është një playmaker klasik kroat që me 24 vitet e tij, mund t’i shërbejë shumë Yllit të udhëhequr nga Agron Berisha.
Ai ka bërë karrierë edhe jashtë Kroacisë, përkundër moshës së re. Pesut ka luajtur për ekipe suedez, Eco Orebro dhe së fundi Jamtland.
Te Jamtland, Pesut, ka regjistruar 8.2 pikë për ndeshje, 2.1 asistime në 15 minuta lojë, sa ka pasur mesataren aty.
Ai do të bëhet i huaji i katërt te Ylli, pas treshes fenomenale, Derrick Washington, Charles Hammork dhe Najee White.
Ylli është duke shikuar mundësinë për tu kualifikuar në Play-Off këtë stinor, ndërsa është ekipi i vetëm në Superligë që nuk ka ndërruar të huajt asnjherë gjatë stinorit.
Gjithashtu, Ylli është ekip që nuk ka shijuar ende humbje në pjesën e dytë të stinorit.