LeBRON JAMES

nba.com
Mund të luaj si rezervist
5 February, 2015 @20:29
Katër herë MVP i zgjedhuri, LeBron James, për suksesin e skuadrës, deklaroi se mund të luaj edhe si rezervist. Borozani.com
Në këtë stinor, Jamesi përsëri u kthye në Cleveland dhe ai dëshiron që të bëhet kampion me skuadrën e tij.
Super ylli, King James, është i gatshëm të bëj sakrificë për të arritur në sukses dhe thotë se nuk është me rëndësi edhepse është lideri i skuadrës:
“Nëse është një përfitim për skuadrën time që të startojë unë nga banka e rezervistëve, këtë e bëj. Jam shumë serioz në lidhje me këtë, mund të luaj nga banka”.
Ndërsa trajneri David Blatt, është shumë i kënaqur nga Jamesi, ngase në lidhje me këtë u shpreh kështu: “Jo, jo, Jamesi po bën vepra të mira në vendin ku është”.
LeBron në këtë stinor, arriti një mesatare prej 27.0 pikëve, 7.4 asistimeve e 5.5 kërcimeve.
Video
LeBron James