EUROLEAGUE

Reali shkatërron Barçan
6 February, 2015 @0:17
Real Madridi ka shënuar fitore më lehtë se që pritej ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës.
Madrilenët të cilët ishin të udhëhequr nga dyshja e reprezentacionit spanjoll Rudy Fernandez dhe Sergio Rodriguez, që nga çereku i parë arritën të krijojnë epërsi dyshifrore, duke e ruajtur ate deri në të shumtën e kohës.
Rodriguez e përmbylli takimin me 23 pikë e 6 asistime, derisa Fernandez shënoi një pikë më pak, por shtoi edhe 9 kërcime dhe 5 asistime. Në anën tjetër, i vetmi që u mundua të bëjë diç më shumë në fazën e sulmit të Barcelonës ishte talenti kroat, Mario Hezonja, që shënoi 22 pikë.
Kampioni me fitore dramatike
Kampioni aktual i Euroligës, Maccabi Tel Aviv, ka shënuar fitore me shumë mund në Stamboll duke e mposhtur Galatasarayin pas vazhdimeve 5 minutëshe.
Izraelitët fituan me rezultat 94-97, me trepikëshin në sekondat e fundit të Jeremy Pargos, ndërsa për këtë humbje klubi turk i ka fajësuar gjyqtarët e ndeshjes për shkak të pikëve të papranuara të Ender Arslanit.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi të luajtur sot, ekipi lituanez Zalgiris ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 68-70 në Beograd, duke e mposhtur Crvena Zvezdën.
Tabela aktuale në grupin E
1 | Maccabi Tel Aviv | 5-1 | ||
2 | Real Madrid | 5-1 | ||
3 | Panathinaikos | 3-2 | ||
4 | Barcelona | 3-3 | ||
5 | ALBA | 2-3 | ||
6 | Galatasaray | 2-4 | ||
7 | Zalgiris | 2-4 | ||
8 | Crvena Zvezda | 1-5 |