EUROLEAGUE

CSKA njoftohet me humbjen
5 February, 2015 @22:49
Është dashur të luhen 16 ndeshje për ta shijuar humbjen e parë. Skuadra më në formë në Europë, CSKA, është njoftuar me humbjen në Greqi, në përballjen e nxehtë me skuadrën e Olympiakosit.
Ekipi grek shënoi fitore me rezultat 84-76, për t’u barazuar në numrin e fitoreve dhe humbjeve me CSKA-në.
Mysafirët e kishin filluar ndeshjen më mirë, pasi e përmbyllën çerekun e parë në epërsi 11-17, mirëpo që nga çereku i dytë, epërsia kaloi në të mirë të Olympiakosit, që arriti ta ruaj ate deri në fund të takimit, duke arritur fitore të merituar.
Vassilis Spanoulis ishte më meritori në fitoren e skuadrës së tij duke shënuar 19 pikë e 5 asistime, kurse te CSKA shkëlqeu Milos Teodosic me 20 pikë, prej të cilëve 5 treshe.
Tabela aktuale në grupin F
1 | CSKA | 5-1 | ||
2 | Olympiakos | 5-1 | ||
3 | Anadolu Efes | 3-2 | ||
4 | Fenerbahce Ulker | 3-2 | ||
5 | Laboral Kutxa | 2-3 | ||
6 | Nizhny Novgorod | 2-3 | ||
7 | EA7 Armani | 1-4 | ||
8 | Unicaja | 0-5 |