PEJË

BOROZANI/Arian Paçarizi/Arkiv
Besa me 2 të huaj tjerë
6 February, 2015 @8:49
Për herë të parë në radhët e veta, Besa do të ketë basketbollistë nga kontinenti afrikan.
Njoftimin për këtë e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, që ka njoftuar se ekipi pejan ka paraqitur për regjistrim dyshen afrikane si mëposhtë.
Senegalezi, Khouraichi Tiam, lojtar i krahut, që ka bërë karrierë në Arabi Saudite dhe Bahrein është përforcimi i parë i Besës.
Ndërsa, jugafrikani, Cedrick Kalombo, qendër klasike 31 vjeçare, do të jetë përforcimi i radhës. Kalombo, ka luajtur më parë për ekipe të Afrikës së Jugut dhe Mozambikut.
Për të dy basketbollistët, kjo do të jetë përvoja e parë europiane.
Besa në fundjavë udhëton në ndeshje ndaj Trepçës. Ekipi pejan që po udhëhiqet nga prizrenasi Valentin Spaqi, ende është në pritje të fitores së parë të stinorit në pjesën e dytë të saj.
Ndeshjet e radhës dhe Tabela aktuale
FAKT:
Për regjistrimin e dy basketbollistëve në fjalë, Besa, ka çregjistruar amerikanin Andre Armstrong, ndërsa për tjetrin ka pasur vend të lirë. |