I LARGUARI

Foto: KB Prishtina/ Facebook
Bowie, largohet për Trajkovskin
6 February, 2015 @9:12
Fundori amerikan, Nate Bowie, që u prit me entuziazëm dhe ka premtuar shumë për ekipin e tij të ri para ardhjes te Sigal Prishtina, është përzgjedhur si i huaji që duhet ç‘regjistruar për të regjistruar të paralajmëruarin Bojan Trajkovski, si lojtar të ri të Prishtinës.
Bowie, në tre ndeshjet e zhvilluara për Prishtinën ka regjistruar mesatare prej 6 pikëve për ndeshje dhe 0.7 asistime e 0.7 kërcime.
Ai erdhi te Sigal Prishtina si asistuesi më i mirë i elitës greke të basketbollit, por në Kosovë, nuk ndezi kjo!
Sigal Prishtina është lidere e Superligës dhe përveç mbrojtjes së titullit kampion, po kërkon edhe finalen e Balkan League, për të sjellë trofeun e parë ndërkombëtar në vitrinat e klubit bardhekaltër.
Ndeshjet e radhës dhe Tabela aktuale