Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VJEN HUMBJA

Përfundon seria prej 12 fitoreve

nba.com

Përfundon seria prej 12 fitoreve


7 February, 2015 @9:38

Indiana Pacers, arriti t’i thotë “Stop”, Cleveland Cavaliersit.

Djelmoshat e trajnerit David Blatt, e kishin kapur një seri prej 12 fitoreve, të cilët e përfunduan në Bankers life Fieldhouse, të Indianës, duke u mposhtur me rezultat 103-99.

C.J Miles, ishte koshashënuesi më i mirë tek Indiana me 26 pikë, derisa u ndihmua edhe nga David West e George Hill, të cilët luajtën me nga 20 pikë secili.

Në anën tjetër, 29 pikët e Kyrie Irvingut, dhe 25 të LeBron Jamesit, nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë e fitoreve të Cavsit.

Kjo ishte humbja e 21-të e Clevelandit dhe e para pas 12 ndeshjeve, të cilët kanë 31 fitore dhe gjenden në pozitën e pestë në Konferencën Lindore.


Video

Shënimi interesant i George Hillit



 
Të gjitha lajmet nga NBA