VERDHEZINJTË

Smith arrin në Pejë
8 February, 2015 @21:57
Përforcimi i fundit i paralajmëruar i Pejës, amerikani Chris Smith ka arritur në qytetin e Pejës.
Njoftimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Pejës në Facebook, derisa organizatori me përvojë nga NBA, pritet të debutojë në ndeshjen e radhës që verdhezinjtë e luajnë në kuadër të ligës ballkanike ndaj Craiovas.
Smith, është amerikani i katërt te Peja pas treshes së ardhur më parë: Jaleel Nelson, Janou Rubin dhe Mario Austin.