SUTJESKA-PRISHTINA

BOROZANI/Erdis Driza/Arkiv
Ndërpitet ndeshja, zyrtarisht
11 February, 2015 @19:05
Sigal Prishtina ka njoftuar se ndeshja e sontme, Sutjeska-Prishtina, është ndërprerë përfundimisht nga gjyqtarët e ndeshjes.
Prishtina ishte në epërsi me rezultat 14-18 ndaj Sutjeskës, ndërsa tifozët malazias kishin nisur të brohorisnin me fyerje raciste në kor, si dhe hodhën gjësende drejt bankës së ekipit tonë, që kishte detyruar lojtarët të largohen drejt dhomave të zhveshjes.
“Pasnesër do të merret vendimi zyrtar për ndeshjen,” ka shkruar në njoftimin e lëshuar pak më parë ekipi prishtinas.