SUHAREKË

Foto: Ylli/ Facebook
Ylli arrin Final Fourin
11 February, 2015 @20:37
Ylli ka arritur të hyjë në Final Four të Kupës së Kosovës duke e mposhtur Bashkimin në Suharekë 77-75 në një ndeshje derbi basketbolli dhe me tensione.
Derrick Washington me 21 pikë e 10 asistime dhe Najee White me 19 pikë e 14 kërcime kanë qenë basketbollistët më të dalluar te Ylli, derisa Bashkimi nuk do të jetë pjesë e katërshes finaliste të Kupës për herë të parë pas dy finaleve të zhvilluara në tre vitet e fundit.
Te Bashkimi, Kreshnik Juniku me 21 pikë dhe Tom Tankelewicz me 15 të tjera kanë qenë më të dalluarit.
Ylli nisi shumë më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi 8 pikëshe pas 10 minutave të para të lojës. Bashkimi sadopak këndellet në çerekun e dytë, por suharekasit e përmbyllin në epërsi 4 pikëshe pjesën e parë të ndeshjes.
Çereku i tretë nisi me furi të prizrenasve të cilët dolën edhe në epërsi, por djelmoshat e Agron Berishës u kthyen shpejtë në lojë për të marrë epërsinë para çerekut vendimtar të lojës.
Ylli njëherë thuajse fitoi ndeshjen pasi që krijoi epërsi 8 pikëshe kah mesi i çerekut të katërt, por Bashkimi i bëri ballë dhe arriti të minimizojë epërsinë, derisa në minutat e fundit u luajt me faulime taktike.
Artin Gashi i Yllit (16 sekondat e fundit të ndeshjes) nuk qëlloi asnjë gjuajtje të lirë pranë rezultatit 74-72, derisa kapi topin në kërcim në sulm. Fauli i radhës për Yllin dhe Derrick Washington (12 sekondat e fundit të ndeshjes) shënoi 2 herë tjera, derisa në sulmin tjetër Adnan Mustafa i Bashkimit qëllon treshe për 76-75, 4 sekonda pa përfunduar loja.
Në faulin tjetër, Arian Qallaku i Yllit shënon gjuajtjen e lirë, njërën nga të dyjat, për fundin dramatik, 77-75 për suharekasit.
Pas pak statistikat e ndeshjes.
Statistikat individuale te Ylli
1 | Derrick Washington | 21 pikë | 10 asisitime | 5 kërcime |
2 | Najee White | 19 pikë | 1 asisitim | 14 kërcime |
3 | Artin Gashi | 12 pikë | 2 asisitime | 7 kërcime |
4 | Arian Qallaku | 12 pikë | 2 asisitime | 1 kërcim |
5 | Charles Hammork | 7 pikë | 5 asisitime | 7 kërcime |
6 | Urim Zenelaj | 4 pikë | - | 11 kërcime |
7 | Egzon Kuqi | 2 pikë | 2 asisitime | 2 kërcime |
8 | Erris Nushi | 0 pikë | 1 asisitime | 1 kërcim |
9 | Salajdin Hysenaj | 0 pikë | - | 1 kërcim |
10 | Egzon Berisha | 0 pikë | - | - |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Kreshnik Juniku | 21 pikë | 2 topa të vjedhur | 2 kërcime |
2 | Tom Tankelewicz | 15 pikë | 1 asisitim | 4 kërcime |
3 | Muhamed Hasani | 14 pikë | 5 asisitime | 2 kërcime |
4 | Qëndrim Biraj | 8 pikë | 2 asisitime | 8 kërcime |
5 | Mujo Tuljkovic | 6 pikë | 1 asisitim | 3 kërcime |
6 | Adnan Mustafa | 6 pikë | - | 4 kërcime |
7 | Altin Morina | 2 pikë | 1 asisitim | 4 kërcime |
8 | Endrit Hysenagolli | 2 pikë | - | - |
9 | Elijah Obade | 1 pikë | - | 3 kërcime |
10 | Tray Woodall | 0 pikë | - | 2 kërcime |