LeBRON JAMES

nba.com
Shpërthen ndaj ish skuadrës
12 February, 2015 @9:33
Një ndeshje interesante për LeBron Jamesin, dje u zhvillua në Quicken Loans Arena të Clevelandit.
Në Ohio, erdhi ish skuara e King Jamesit, ku ky i fundit u tregua i pamëshirshëm ndaj Miami Heatit.
Performanca e Kingut, ia mundësoi fitoren e 14-të e Clevelandit në 15-të ndeshjet e fundit, ku Miamin e mposhtën me rezultat 113-93.
James shkëlqeu me 18 pikë, 10 kërcime e 7 asistime dhe ishte shumë afër të bëj triple-double. Ai u ndihmua edhe nga rusi Timofey Mozgov me 20 pikë.
Ndërsa në anën tjetër, në mungesë të Dwyane Wade, Mario Chalmers u dallua me 18 pikë, por nuk mjaftuan për ta ndalë Jamesin e motivuar.
Cleveland, ka një bilanc prej 33 fitoreve e 21 humbjeve, në Konferencën Lindore.
Video
Ngulitjet e Clevelandit