ALL STAR

nba.com
Davis del, Nowitzki hyn
12 February, 2015 @8:21
Gati një javë më parë, Anthony Davis, në një kundërsulm, bëri një alley-oop, por nuk arriti të varet tek rrethi i koshit dhe u rrëzua mbi krahun e tij, që solli deri te lëndimi.
Ky rrëzim e detyroi Davisin, që të mbetet jashtë All Starit. Ai tani do të zëvendësohet me yllin e Dallas Mavericksit, Dirk Nowitzki, që do të regjistrojë paraqitjen e 13-të në All Star Night.
Anthony Davis, në lidhje me këtë vendim, u shpreh të jetë i pikëlluar:
“Mendova në mënyrë të kujdesshme dhe vendosa. I falenderojë të gjithë ata që më votuan, por nuk do të marrë pjesë në All Star. Jam shum i pikëlluar që u detyrova ta marrë këtë vendim”.
Deri më tani, Davis, arriti një mesatare prej 24.5 pikëve dhe 10.3 kërcimeve pë ndeshje.