NESËR

BOROZANI/Erdis Driza
Në Karagaç nis xhiroja e radhës
12 February, 2015 @15:07
Ndeshjet e xhiros së XIX të Superligës së Kosovës do të fillojnë nesër, ku në Pejë, Besa pret Yllin që është në formë të jashtëzakonshme.
Ekipi pejan nuk ka regjistruar ende asnjë fitore në pjesën e dytë të stinorit dhe do të kërkojë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Valentin Spaqi, derisa Ylli i Agron Berishës, me vetëbesim udhëton në Karagaç, ku kërkon të vazhdojë me formën perfekte të pjesës pranverore.
Pas kësaj ndeshjeje, një tjetër luhet të shtunën, ku nënkampionja e Kosovës, Peja, pret Kastriotin, gjithashtu në Karagaç. Ekipi i Boris Kurtovic që vjen nga dy humbje me radhë, një në Superligë dhe një tjetër në Balkan League, do të kërkojë këndelljen ndaj Kastriotit, që është i renditur në fund të tabelës dhe ka nisur të tregojë lojëra të mira nën drejtimin e Jeton Nixhës.
Të shtunën, Sigal Prishtina pret Trepçën, një ndeshje që vite më parë ka qenë derbi i vërtetë në palestrat tona. Tash, derisa Prishtina është në formë, Trepça po vazhdon me vendorë dhe do të provojë sa do t’i mund tu bëj ballë atyre.
Të dielën, në përfundim të xhiros do të takohen Vëllaznimi dhe Bashkimi, në duelin e fundit të javës.
TABELA AKTUALE DHE REZULTATET E DERITASHME
Orari dhe datat e xhiros XIX:
E premte, 13 shkurt 17:00 | Besa - Trepça | Përballjet e deritashme: Besa 0-2 Trepça | Gjyqtarë: Xhelal Mumini, Burim Berisha, Edin Uglari |
E shtunë, 14 shkurt 18:00 | Peja - Kastrioti | Përballjet e deritashme: Peja 2-0 Kastrioti | Gjyqtarë: Atdhe Goçaj, Isa Prebreza, Artan Gashi |
E shtunë, 14 shkurt 20:15 | Prishtina - Trepça | Përballjet e deritashme: Prishtina 2-0 Trepça | Gjyqtarë: Faton Kurshumlija, Ilhan Xhaka, Elion Obrtnica |
E diel, 15 shkurt 19:00 | Vëllaznimi - Bashkimi | Përballjet e deritashme: Vëllaznimi 0-2 Bashkimi | Gjyqtarë: Xhavit Beqiri, Astrit Kasapolli, Hazir Hazha |