Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEKLAROHEN

Sutjeska kërkon falje

balkanleague.net

Sutjeska kërkon falje


12 February, 2015 @22:15

Kreu i klubit Sutjeska, Darko Perovic, ka kërkuar falje në emër të vetin dhe të klubit, pas incidentit të ndodhur mbrëmë në ndeshjen Sutjeska-Prishtina, që çoi në ndërprerje të takimit dhe lëndimin e disa personave nga ekspedita prishtinase. 

“Personalisht dhe në emër të klubit të Sutjeskës i kërkoj falje Sigal Prishtinës, menaxhmetit të saj dhe anëtarëve të BIBL, për ngjarjen jo të mirë që ndodhi në ndeshje. 

Sutjeska ka bërë më të mirën për të aranzhuar një spektakël sportiv, sidoqoftë një individ i papërgjegjshëm ka hedhur një materie plasëse në vendin ku qëndronte stafi dhe ekipi i Sigal Prishtinës për të ndërprerë këtë ngjarje. 

Sutjeska do të vazhdojë të punojë për sportin dhe të kultivojë vlerat e saj si dhe të mbajë marrëdhëniet e mira,” ka shkruar Perovic në letrën e tij kërkimfalëse ndaj mysafirëve në këtë ndeshje. 

Prishtina fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar 20-0, duke marrë edhe dy pikët, derisa Sutjeskës drejtuesit e BIBL ia mohuan pikën e humbësit. 

Nesër, liga ballkanike do të dalë me vendimin përfundimtar për këtë ndeshje duke shqiptuar edhe gjobat e dënimet për organizatorin. 

Përndryshe, Sutjeska do të jetë mysafire e Prishtinës javën që vjen


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League