Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI

Sutjeskës i kthehet pika, gjobitet me 5 mijë euro

balkanleague.net

Sutjeskës i kthehet pika, gjobitet me 5 mijë euro


13 February, 2015 @13:36

Skuadra malaziase, Sutjeska, është gjobitur me 5 mijë euro nga liga ballkanike për shkak të incidentit në ndeshje ndaj Sigal Prishtinës, ndërsa i është dhënë pika e humbësit, që ditë më parë u tha se nuk do t’i takojë. Njashtu, ata një ndeshje do të luajnë pa publik në vend të vetë. 

Ky është vendimi përfundimtar i BIBL pas shqyrtimit të rastit në komision. 

“Duke pasur parasysh kërkim faljen dhe garantimin për mosndodhjen e inicidenteve të tilla si dhe ekipin me moshë më të re në BIBL, gjithashtu vitin debutues - Sutjeskës, nuk i mirret pika e humbësit nga kjo ndeshje, pasi që në një rast të tillë ndeshjet e mbetura të tyre nuk do të kishin kuptim dhe do të diheshin të klasifikuarit në fazën e radhës,” është thënë ndër të tjera në faqen zyrtare të BIBL sot. 

Vendimet e BIBL janë marrë sipas Rregullores së kësaj gare, në Artikulllin 11.4.1 dhe 11.4.5

Pra përfundimisht, Sigal Prishtina vetëm fiton ndeshjen me rezultat zyrtar duke marrë pikët e fituesit, derisa Sutjeska përkundër incidentit që solli deri te lëndimet e lojtarëve dhe stafit, ka mbetur e gjobitur me para (5 mijë euro) dhe me një ndeshje moslojë në terren të vetin, duke marrë pikën e humbësit, që në fillim u tha se nuk do t’i takonte. 

TABELA AKTUALE 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League