Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KARAGAÇ

E shtata me radhë për Yllin

Foto: Ylli

E shtata me radhë për Yllin


13 February, 2015 @19:16

Ylli është bërë tashmë i pandalshëm. Djelmoshat e trajnerit Agron Berisha, kanë kaluar edhe pengesën e radhës në Superligë, Besën, për të shënuar fitoren e shtatë me radhë në elitë dhe të gjashtën në pjesën pranverore të saj. 

Suharekasit kanë mposhtur Besën në Karagaç të Pejës me mbi 20 pikë epërsi për të rikthyer pozitën e katërt në tabelë si dhe për tu bërë ekipi i pestë i Superligës që arrin fitoren e dhjetë të stinorit. 

Besa i ka bërë ballë Yllit vetëm në çerekun e parë, derisa mysafirët morrën epërsinë e plotë në fund të pjesës së parë të ndeshjes. 

Ndeshja vazhdoi në ritëm të njejtë edhe në çerekun e tretë, derisa në të katërtin Ylli krijoi një distancë të madhe për të shënuar fitoren e radhës. 

Agron Berisha i ka dhënë rast të gjithë basketbollistëve që të shijojnë ndeshjen, duke futur në lojë së paku njëherë çdonjërin prej lojtarëve që e kishte në dispozicion. 

Urim Zenelaj, ka qenë lojtari i ndeshjes sonte në Pejë. Qendra më e gjatë kosovare në Superligë, ka regjistruar indeks 37 të efiçiencës, duke qenë lojtari i vetëm në ndeshje me double-double. Derisa nga të huajt e Yllit, Hammork ka pasur performancë brilante sonte. 

Ylli, në xhiron e radhës do të luajë në palestrën e tij 13 qershori ndaj Sigal Prishtinës, ekip ky, i vetmi në Superligë që ka mbetur i pamposhtur së paku njëherë nga ‘ta. 

TABELA AKTUALE DHE REZULTATET



Statistikat individuale te Besa

1 Mustafë Merovci 23 pikë 4 kërcime 1 asistim
2 Joshua Masson 20 pikë 2 kërcime 3 asistime
3 Alex Carcamo 15 pikë 9 kërcime 3 asistime
4 Beqë Kovaqi 11 pikë 9 kërcime 6 asistime
5 Elvan Iljazi 3 pikë 5 kërcime 2 asistime
6 Kushtrim Zeqiraj 2 pikë 2 kërcime 3 asistime
7 Dion Basha 0 pikë 1 kërcim 1 asistim


Statistikat individuale te Ylli

1 Charles Hammork 25 pikë 9 kërcime 4 asistime
2 Urim Zenelaj 24 pikë 16 kërcime 2 asistime
3 Najee White 16 pikë 8 kërcime 1 asistim
4 Erris Nushi 11 pikë 2 kërcime 3 asistime
5 Artin Gashi 6 pikë - 1 asistim
6 Arian Qallaku 4 pikë 1 kërcim 1 asistim
7 Derrick Washington 4 pikë 5 kërcime 10 asistime
8 Salajdin Hysenaj 3 pikë 1 kërcim -
9 Florent Fetiu 2 pikë - 1 asistim
10 Alban Berisha 0 pikë - 48 sekonda lojë
11 Egzon Berisha 0 pikë - 48 sekonda lojë
12 Egzon Kuqi 0 pikë 1 top i humbur 48 sekonda lojë

LIGA E FEMRAVE

Edhe femrat nisin këtë fundjavë

FBK Superliga

Edhe femrat nisin këtë fundjavë

13/02/15 @ 15:15

AKCION

Nisin ndeshjet e Ligës së Parë

FBK Superliga

Nisin ndeshjet e Ligës së Parë

13/02/15 @ 14:53

VENDIMI

Sutjeskës i kthehet pika, gjobitet me 5 mijë euro

Balkan League

Sutjeskës i kthehet pika, gjobitet me 5 mijë euro

13/02/15 @ 13:36

NGA XHIROJA E SHKUAR

600€ gjoba nga FBK për xhiron që shkoi

FBK Superliga

600€ gjoba nga FBK për xhiron që shkoi

13/02/15 @ 09:49

SHAWN JONES

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

FBK Superliga/International/Liga tjera/Transfere

Ish-reprezentuesi i Kosovës, kalon te Olimpija e Ljubljanës

01/08/23 @ 11:06

AMERIKANI I PARË PËR SEZONIN E RI

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

FBK Superliga/International/Transfere

I huaji i parë te Vëllaznimi - Jalen Ray

01/08/23 @ 11:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga