LIDERI

Foto: KB Prishtina/ Facebook
Prishtina, pa shumë telashe kalon Trepçën
14 February, 2015 @21:57
Sigal Prishtina nuk e kishte të vështirë fitoren sonte ndaj rivales së vjetër të saj, Trepçës.
Mirëpo, për të bërë ndeshjen më interesante, Trepça u ndez në çerekun e tretë të ndeshjes, për të zbritur avantazhin mbi 20 pikësh të bardhekaltërve në 12, e në fillim të çerekut të katërt edhe në 9 pikë.
Sidoqoftë, futja e Dardan Berishës në lojë përsëri nga trajneri Marjan Ilievski, qartësoi kush është fituesi i ndeshjes, kurse mitrovicasit treguan edhe njëherë se nuk duhet patjetër të kesh në ekip të huaj për të humbur denjësisht.
Ilievski u dha rastin gati të gjithë lojtarëve të Prishtinës të paraqiten në parket. Më i dalluari sonte ishte Edin Bavcic me double double-in e radhës së tij, 11 pikë e 13 kërcime, derisa koshashënuesi i ndeshjes ishte Dardan Berisha me 23 pikë.
Edhe Jordan Hulls kontribuoi shumë në ekip, duke shënuar 9 pikë, 4 asistime, 3 kërcime dhe 5 topa të vjedhura!
Te Trepça e re, më i dalluari ishte gjilanasi Arian Mehmeti. Mehmeti shënoi 15 pikë dhe 5 kërcime për ekipin e tij, derisa atij i ndihmoi deri diku edhe Samir Zekiqi me 11 pikë, 5 asistime dhe 6 kërcime.
Sigal Prishtina vazhdon të udhëheq Superligën pa ndonjë problem, derisa Trepça me disfatën e sotme, bie në pozitën e pestë për herë të parë këtë stinor, pas përfundimit të një xhiroje.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Trepça | ||
Çereku i parë | 24 | 9 | |
Çereku i dytë | 22 | 14 | |
Çereku i tretë | 11 | 22 | |
Çereku i katërt | 20 | 11 | |
Kërcime | 38 | 25 | |
Asistime | 20 | 16 | |
Bllokada | 1 | 1 | |
Topa të vjedhur | 9 | 10 | |
Topa të humbur | 21 | 16 | |
Tentime për tre pikë | 7/21 | 3/17 | |
Tentime nga loja | 29/52 | 24/67 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 12/22 | 5/5 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 23 pikë | 2 asistime | - |
2 | Blerim Mazreku | 12 pikë | 2 kërcime | - |
3 | Edin Bavcic | 11 pikë | 13 kërcime | - |
4 | Jordan Hulls | 9 pikë | 4 asistime | 3 kërcime |
5 | Edmond Azemi | 8 pikë | 7 asistime | 6 kërcime |
6 | Domentez Stitt | 5 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Julian Mavunga | 4 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
8 | Leonard Mekaj | 3 pikë | 2 asistime | 2 kërcime |
9 | Mergim Jakupi | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Trepça
1 | Arian Mehmeti | 15 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
2 | Samir Zekiqi | 11 pikë | 6 kërcime | 5 asistime |
3 | Besnik Azemi | 8 pikë | 5 kërcime | - |
4 | Fikret Handzic | 5 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Safet Mustafa | 5 pikë | - | - |
6 | Valdrin Haxhiu | 4 pikë | - | - |
7 | Arian Tahiri | 3 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
8 | Agon Selmani | 3 pikë | 2 asistime | - |
9 | Gazmend Asllani | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |