Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E PLISAT

Thirrje për spektakël

BOROZANI/Erdis Driza

Thirrje për spektakël


16 February, 2015 @11:15

Pas thirrjes së ekipit të Sigal Prishtinës për maturi në ndeshjen e radhës ndaj Sutjeskës në kuadër të Balkan League, tifozët e ekipit prishtinas, Plisat, kanë paralajmëruar spektakël. 

“Skuadra jonë ëshët pritur në mënyrën më të keqe në Niksic, mirëpo ne nuk do ta bëjmë të njejtën gjë. Do të përgatitemi sa më mirë dhe do të ketë befasi të shumta, derisa do të tregojmë civilizim dhe anim korrekt,” është thënë ndër të tjera në thirrjen e këtij grupi tifozësh drejtuar anëtarëve dhe publikut, shpërndarë përmes Facebookut.

Sigal Prishtina kishte fituar me rezultat zyrtar ndeshjen me Sutjeskën në Niksic, pasi që tifozët vendas kishin hedhur mjete plasëse në bankën rezervë të ekipit tonë si dhe kishin bërë thirrje raciste, që rezultoi me ndërprerje të ndeshjes në minutën e gjashtë të saj. 

Sigal Prishtina pret Sutjeskën, të mërkurën në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve. Më shumë për ndeshjen, nesër në mëngjes në artikullin special kushtuar përballjes tejet të rëndësishme të Sigal Prishtinës. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League