KOMESARI DËNON

Foto: KB Ylli/ Facebook
Gjobat nga ndeshja Ylli-Bashkimi
16 February, 2015 @21:16
Komesari i Garave pranë FBK-së, Bajrush Ademi, në Informatorin e radhës të Federatës për xhiron e tretë të Kupës së Kosovës ka bërë të ditur rrjedhën e ngjarjes në ndeshjen Ylli-Bashkimi dhe ka shqiptuar gjoba për disa basketbollistë.
Kështu, Najee White dhe Charles Hammork i Yllit për shkak të gabimit teknik të përsëritur janë gjobitur me nga 100€ secili, derisa te Bashkimi, është ndëshkuar kapiteni i skuadrës, Qëndrim Biraj, me shumë të njejtë, për gabim të njejtë.
Derisa skuadrat duhet t’i kryejnë obligimet për këta lojtarë para fillimit të xhiros së radhës në këtë fundjavë, pikat tjera të ndeshjes janë vlerësuar si korrekte dhe sportive, ka shkruar në Informatorin e saj të radhës, FBK.
Ylli kishte mposhtur Bashkimin në këtë ndeshje dramatike, ku ekipi prizrenas pati ankesa të mëdha në referim, derisa suharekasit kanë arritur të kualifikohen në turneun final të Kupës së Kosovës, duke i eliminuar prizrenasit.
Për më tepër, Ylli mund të jetë edhe organizator i turneut final nëse e fiton konkursin e shpallur nga FBK-ja sot.