Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ALL STAR 2015

Westbrook, për fitoren e Perëndimit

Westbrook, për fitoren e Perëndimit


16 February, 2015 @14:25

U luajt në Lindje, por fitoi Perëndimi. Russell Westbrook shënoi 41 pikë, derisa Perëndimorët fituan Lindjen 163-158 në All Starin, që shënoi rekord të pikëve të shënuara në ndeshje në histori. 

Ylli i Oklahoma City Thunder, Westbrook, shënoi 27 pikë, rekord tjetër, për gjysmëloje, derisa vetëm një pikë nga totali e ndau që ta thyej rekordin e legjenës Wilt Chamberlain (42 pikë në All Star të vitit 1962). 

Westbrook morri edhe trofeun e MVP-së së natës festive të basketbollit amerikan. 

Rekord tjetër që u shënua në All Star mbrëmë, përveç 321 pikëve në ndeshje, është edhe numri i tresheve - 48. 

LeBron James përfundoi ndeshjen me 30 pikë të shënuara, por nuk arriti t’i ndihmojë Lindjes me fitore në palestrën e tij të preferuar në SHBA. 

“Më mirë s’ka ku shkon. Luan në Garden para këtyre tifozëve,” ka thënë ai pas ndeshjes. 

Christina Aguilera, Jay - Z, Floyd Mayweather, Bill Clinton dhe emra tjerë të famshëm në SHBA kanë qenë prezent në ndeshjen fantastike, për t’ia shtuar shijen spektaklit. 


Video

All Star 2015

Performanca fantastike e MVP-së, Russell Westbrook, në All Star 2015 të NBA-së



 
Të gjitha lajmet nga NBA