AMARE

reuters
Stoudemire largohet nga NYK
17 February, 2015 @10:32
Amare Stoudemire, pas pesë viteve të plota, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës New York Knicks.
Kryetari i klubit, Phil Jackson, në lidhje me këtë, deklaroi se dëshirojnë që ta ndërtojnë skuadrën me lojtarë të tjerë:
“Koha e Amareit në New York, përfundoi me vetë dëshirën e lojtarit, ai këtu luajti duke dhënë 100% nga vetja, kështu duhet të kujtohet, jemi në kërkim të lojtarëve, të cilët kanë dëshirë të madhe për fitore”.
Kurse Amare Stoudemire, falenderoi që ishte pjesë e skuadrës së New Yorkut dhe vazhdoi:
“Po largohem me zemër të thyer nga këtu, dëshiroj që të jenë të suksesshëm, nëse një herë jeni bërë me Knicksin, atëherë do të jeni përgjithmonë me Knicksin”.
Ylli Stoudemire, i cili ka luajtur në 255 ndeshje me New Yorkun, ka arritur një mesatare prej 17.3 pikëve, 6.7 kërcime, ndërsa pritet të transferohet tek Dallas Mavericks.
Video
Amare Stoudemire