Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLANIFIKOHET STINORI I RADHËS

BIBL ka përgatitur kalendarin e ndeshjeve për 2020/21

BIBL ka përgatitur kalendarin e ndeshjeve për 2020/21


2 May, 2020 @13:32

Njoftimi i radhës nga BIBL bën të ditur se duke shfrytëzuar në punë kohën e pandemisë, drejtuesit e ligës kanë hartuar kalendarin, rregulloren dhe sistemin e garave për stinorin 2020/21.

“Ne kemi shfrytëzuar javët e kaluara për të përgatitur rregulloren, kalendarin dhe sistemin e garave për sezonin e ardhshëm 2020/21 me besim të madh që do të kthehet basketbolli i organizuar me plotë tifozë gjithandej prej shtatorit e tutje,” ka bërë të ditur njoftimi i lëshuar në faqen zyrtare të BIBL.

Gjithashtu, aty thuhet se propozimi për edicionin e ri të garave javën tjetër do t’iu dërgohet të gjitha federatave anëtare të BIBL, ku bën pjesë edhe FBK.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League