Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STINORI 2020/21

BIBL thërret për aplikime për stinorin 2020/21

TOPSPORTI/ Arkiv/ Erdis Driza

BIBL thërret për aplikime për stinorin 2020/21


1 June, 2020 @12:47

Liga ballkanike e basketbollit (BIBL) sot ka bërë njoftimin për përgatitjet e stinorit të ri aty, 2020/21.

“Shpresojmë që në stinorin 2020/21 të kemi nga dy ekipe nga secili shtet - Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe vendet tjera ballkanike,” është thënë fillimisht në njoftim.

“Me konfirmim të federatave ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur sezonin 2020/21. Disa sponsorë potencialë dhe partnerë kanë kontaktuar veçse menaxhmentin e ligës dhe po shikojmë mënyra për të ndihmuar klubet financiarisht, veçanërisht ato që kanë qenë pjesë e jona gjatë pandemisë. Sikurse që kemi bërë gjatë 12 stinorëve të kaluar, ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë regjionit të Ballkanit basketboll interesant me gara në bashkëpunim të plotë me FIBA-n, Federatat dhe klubet,”
ka përfunduar njoftimi.

Stinori 2019/20 në BIBL nuk ka përfunduar, derisa liga ka shtyer për shtator Final Fourin e stinorit, që do të zhvillohet në Pejë.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League