Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOT

Biletat e finales, në shitje

Biletat e finales, në shitje


21 April, 2022 @12:13

Organizatori i Final Four të Ligës Unike për edicionin 2021/22 KB Peja ka bërë të ditur se në qytetin e Pejës, saktësisht te “Vllesa” në shtëpinë e mallërave, kanë filluar shitjet e biletave për ndeshjen finale.

Në finale të edicionit të dytë të Ligës Unike takohen Peja me Yllin, ndërsa ndeshja nis prej orës 20:30. Një biletë për finalen e sontme kushton 5 euro, ka bërë të ditur organizatori.

Në edicionin e parë të Ligës Unike, finalja ishte luajtur mes Pejës dhe Yllit gjithashtu, ku suharekasit kishin fituar trofeun e parë të kësaj gare.

Paraprakisht, në ora 17:00 luhet ndeshja për vendin e tretë, në mes të humbësve të gjysmëfinaleve Prizreni’16 dhe Teuta.

Fituesi i trofeut të Ligës Unike, do të merr shpërblimmin total nga liga në shumën prej 14 mijë euro, nga 25 mijë eurot totale që janë paraparë për katër skuadrat pjesëmarrëse në Final Four.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike