Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BOREA - DARDANËT

Borea përmirëson bilansin me fitoren e sotme

Pamje nga arkivi

Borea përmirëson bilansin me fitoren e sotme


3 December, 2021 @22:27

Skuadra pejane Borea ka shënuar fitore ndaj “fqinjëve” të Klinës, duke i mposhtur Dardanët sonte në Karagaç me rezultat 92-78 [23-13, 27-23, 16-18, 26-24].

Pos çerekut të parë të ndeshjes, kur u bë dallimi kryesor në rezultat, pjesa tjetër e duelit ka shkuar thuajse barabartë, por mjaftueshëm për të fituar ekipi pejan i drejtuar nga trajneri Hekuran Husaj për fitoren e katërt të stinorit karshi tre humbjeve që i kanë.

Sokol Nila ka qenë më efikasi te Borea duke shënuar 14 pikë në fitore, të cilit i mungoi edhe një asistim për të kryer ndeshjen me double-double, derisa këtë e regjistroi Valtrim Kastrati që shënoi 13 pikë e 24! kërcime në fitore. Valtrimi ka qenë edhe lojtari me minutazhë më të madhe në lojë te ekipi i Boreas, duke qenë në fushëlojë për 36.33 minuta.

TABELA AKTUALE

Gjithashtu, vlen të përmendet fakti se trajneri Husaj i ka dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve që të kenë minutazhë në parket dhe pos Denis Rabushajt, të gjithë tjerët kanë shënuar së paku dy pikë për ekipin në fitore.

Te Dardanët Nicholas Paul luajti me 25 pikë e 13 kërcime, ndërsa u dallua edhe Bujar Qeku që dha 16 pikë.

Me këtë fitore Borea u bë me bilans 4-3, ndërsa Dardanëve i është ndërprerë seria prej katër fitoreve radhazi për ta bërë bilansin aktual 4-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë