LIGA E PARË
Borea rreshton fitoren e tretë
31 October, 2016 @0:07
Skuadra debutuese në basketbollin kosovar, Borea, ka shënuar edhe fitoren e tretë rresht në Ligën e Parë.
Ekipi pejan e mposhti Kaçanikun me rezultat 77-55, duke e lënë këtë të fundit pa fitore edhe pas xhiros së tretë.
Në fitoren e Boreas shkëlqeu ish lojtari i skuadrave të ndryshme nga Superliga, Sami Hajzeri, i cili shënoi 34 pikë, derisa te ekipi humbës u dallua Mehmet Kollqaku me 22 pikë të shënuara.
Në xhiron e radhës Borea do të jetë mysafire e Megasportit, kurse Kaçaniku e pret në shtëpi Dritën e Gjilanit.
BOREA
1 | Sami Hajzeri | 34 pikë | ||
2 | Allen Idrizaj | 14 pikë | ||
3 | Qëndrim Morina | 8 pikë | ||
4 | Qëndrim Gashi | 2 pikë | ||
5 | Dorian Zuberi | 8 pikë | ||
6 | Gent Muliqi | 4 pikë | ||
7 | Egzon Berisha | 4 pikë | ||
8 | Asmir Mehmedovic | 3 pikë | ||
9 | Bujar Çeku | 0 pikë | ||
10 | Blend Beqiri | 0 pikë | ||
11 | Leon Limoni | 0 pikë | ||
12 | Gent Shaqiri | 0 pikë |
KAÇANIKU
1 | Mehmet Kollqaku | 22 pikë | ||
2 | Festim Kilaj | 14 pikë | ||
3 | Ron Deçani | 10 pikë | ||
4 | L. Asllani | 5 pikë | ||
5 | G. Tusha | 2 pikë | ||
6 | M. Mjaku | 2 pikë |