Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUCKS - CELTICS

Bucks fiton me yllin grek Antetokounmpo

FOTO / NBA

Bucks fiton me yllin grek Antetokounmpo


1 August, 2020 @9:36

Me performancën e super yllit, Giannis Antetokounmpo, Milwaukee Bucks e mposhti Boston Celtics me rezultat 119-112.

Antetokonmpo ishte i disponuar për ndeshje. Ai shkëlqeu me 36 pikë, 15 kërcime e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Khris Middleton me 18 pikë, 8 asistime e 5 kërcime.

Në humbjen e Bostoni luajti rol edhe përformanca jo e mirë e Jayson Tatumit. Tatum luajti vetëm me 5 pikë me saktësi 11.1 % në parket. Koshashënuesit më të mirë në këtë ndeshje për keltët ishin Marcus Smart me 23 pikë dhe Jaylen Brown me 22 pikë të tjera.

Bucks gjendet në krye të Konferencës Lindore me 54 fitore e 12 humbje, që është edhe bilanci më i mirë në NBA aktualisht, derisa Bostoni gjendet në pozitën e tretë me 43 fitore e 22 humbje në Lindje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA