Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 4: HEAT - BUCKS

Bucks fiton ndeshjen, humb Antetokounmpon

Bucks fiton ndeshjen, humb Antetokounmpon


7 September, 2020 @9:53

Milwaukee Bucks nuk u dorëzua.

Në ndeshjen e katërt të serisë, Bucks arriti ta mposht Miami Heatin pas vazhdimeve me rezultat 115-118, për ta regjistruar fitoren e parë ndaj Heatit në këtë seri.

Super ylli i Milwaukeet, Giannis Antetokonmpo, ishte i motivuar në këtë ndeshje. Ai në 11 minutat e para të ndeshjes shënoi 19 pikë e 4 kërcime, por pas një sulmi e lëndoi nyjen e këmbës së djathtë dhe u detyrua ta lë fushën me 11 minuta lojë.

Bucks luftoi edhe pa Antetokonmpon dhe arriti ta dërgojë ndeshjen në vazhdime e më pas të triumfojë.

Khris Middleton nuk ka pushuar asnjë minutë duke luajtur 48 minuta. Ai e theu rekordin personal në Play Off, duke shënuar 36 pikë, derisa luajti edhe me 8 kërcime e 8 asistime.

Te Miami më i miri ishte Bam Adebayo me double-double prej 26 pikëve e 12 kërcimeve.

Miami ka pësuar për herë të parë pas 7 ndeshjeve në Play Off. Rezultati aktual në këtë seri është 3-1 në të mirë të Heatit. Ndeshja e pestë e serisë do të luhet më 9 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga NBA