Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUCKS - KNICKS

Bucks ngrit serinë në 12

Bucks ngrit serinë në 12


3 December, 2019 @9:23

Forma e Milwaukee Bucksit vazhdoi edhe në ndeshjen kundër New York Knicks.

Bucksi serinë e fitoreve e ngriti në 12 ndeshje rresht, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 132-88.

Giannis Antetokounmpo ishte më i miri me 29 pikë, 15 kërcime e 3 asistime, derisa u ndihmua edhe nga D.J Wilson me 19 pikë të tjera.

Në anën tjetër te Knicksi u veçua Julius Randle me 19 pikë.

Milwaukee aktualisht e ka serinë më të gjatë të fitoreve dhe bilancin më të mirë në NBA. Bucks me 18 fitore e 3 humbje gjendet në krye të Konferencës Lindore, kurse Knicks në fund të tabelës me 4 fitore e 17 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga NBA