RIVALI I GRUPIT
Bullgaria mposht ish-RJ Maqedoninë, Washburn te të dalluarit
6 August, 2016 @7:45
Rivali i grupit të Kosovës në kualifikime për Eurobasket 2017, Bullgaria, ka mposhtur mbrëmë në miqësoren e parë të tyre para ndeshjeve kualifikuese ish-RJ Maqedoninë, ngusht 61-59.
Bullgarët kanë qenë më të mirë sesa maqedonasit në çerekun e parë dhe të fundit të ndeshjes, ndërsa këta të fundit janë treguar në çerekët e mesëm të ndeshjes.
GRUPET KUALIFIKUESE PËR EUROBASKET 2017
Hristo Zahariev ka qenë më efikasi te Bullgaria me 16 pikë të shënuara, 5 kërcime e 3 asistime. Ndërsa i vetmi që ka shënuar pikë dyshifrore përveç tij ka qenë edhe amerikani i natyralizuar, Jason Washburn, që ka shënuar 12 pikë, 9 kërcime ne fitoren e Bullgarisë ndaj ish-RJ Maqedonisë.
Te ish-RJ Maqedonia më efikas ka qenë R. Travis me 14 pikë e 9 kërcime, ndërsa përveç tij pikë dyshifrore ka shënuar edhe V. Stojanovski, që ka përfunduar ndeshjen me 11 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.