NIS NDESHJA
Përfundon çereku i tretë, Estonia-Kosova
5 August, 2016 @18:14
Ka nisur ndeshja miqësore Estonia-Kosova, që po zhvillohet në dyer të mbyllura në Talin të Estonisë.
Në këto çaste ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes Estonia - Kosova në Talin, ku vendasit kanë epërsi 5 pikëshe, 21-16.
Ndërsa pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me avantazh 10 pikësh të estonezëve, 42-32.
Estonia thellon epërsinë në çerekun e tretë të ndeshjes ndaj Kosovës, që ka përfunduar me rezultat 61-48.
Pesëshja e parë e Kosovës që ka nisur ndeshjen është kjo: Mirza Ahmetbasic, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Justin Doellman dhe Fisnik Rugova.