GJOBA E MADHE
FIBA gjobit Prishtinën e Pejën
3 August, 2016 @8:48
Përmes një komunikate të lëshuar në faqe zyrtare, FIBA Europe ka bërë të ditur se dy ekipet kosovare Sigal Prishtina e Peja kanë humbur betejën në gjykatë lidhur me mosrespektimin e kontratave dhe janë gjobitur në total me 85 mijë euro.
Sigal Prishtina ka humbur betejën me basketbollistin amerikan Nate Bowie dhe trajnerin turk, Ceyhun Cabadak, duke u ngarkuar në total me 52 mijë euro.
Ndërsa Peja ka humbur rastin me amerikanin Frederick House, duke u gjobitur me 33 mijë euro.
Sigal Prishtina është ankuar tashmë, shkruan Koha Ditore sot, ndërsa këto dënime pritet të ndikojnë në buxhetin e këtij stinori të skuadrave në fjalë.