FOTOGRAFI HISTORIKE
Kosova, gati për Estoninë
2 August, 2016 @15:14
Basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë marrë rrugë për Estoni, para miqësores debutuese si anëtar të FIBA-së.
Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytetin e Estonisë, Talin, më 6 gusht, ndërsa ekipi ynë përbëhet nga lojtarët, të renditur si në fotografi:
Lart: Gazmend Sinani, Alban Veseli, Shawn Jones, Urim Zenelaj, Fisnik Rugova, Yll Kaçaniku, Drilon Hajrizi, Justin Doellman.
Poshtë: Samir Zekiqi, Edmond Azemi, Granit Rugova, Dardan Berisha, Leonard Mekaj, Jaren Sina, Mirza Ahmetbasic.
Dueli i parë zyrtar i Kosovës do të luhet ndaj Sllovenisë më 31 gusht 2016.