Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 5: LAKERS - HEAT

Butler me triple-double, Miami s’dorëzohet

Butler me triple-double, Miami s’dorëzohet


10 October, 2020 @10:13

Ndeshja e pestë e serisë finale, përfundoi me fitoren e Miamit ndaj Lakersave me rezultat 108-111.

Rezultati në minutat e fundit të ndeshjes ishte shumë i ngushtë, por skuadra e Heatit ishte ajo që bëri gabime më pak dhe e fitoi ndeshjen në fund.

Jimmy Butler në këtë ndeshje bëri çdo gjë për fitore. Ai shkëlqeu me shifrat magjike triple-double prej 35 pikëve, 12 kërcimeve e 11 asistimeve, derisa luajti me 5 topa të vjedhur, kurse gjatë ndeshjes pushoi vetëm 49 sekonda.

Butler u ndihmua edhe nga Duncan Robinson me 26 pikë të tjera.

Te Lakers më i miri ishte super ylli LeBron James me 40 pikë, 13 kërcime e 7 asistime, kurse u dallua edhe Anthony Davis me 28 pikë e 12 kërcime.

Rezultati në seri është 3-2 në favor të Lakersave edhe atyre i nevojitet vetëm 1 fitore për t’u shpallur kampion i stinorit 2019/20.

Ndeshja e gjashtë e serisë do të luhet më 12 tetor në ora 01:30.


 
Të gjitha lajmet nga NBA