Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF / PLAY IN

Caktohen duelet e Play Off-it dhe Play In-it në NBA

Caktohen duelet e Play Off-it dhe Play In-it në NBA


11 April, 2022 @12:40

Sot në mëngjes janë luajtur 15 ndeshjet e fundit të stinorit të rregullt në NBA.

Pas këtyre ndeshjeve u caktuan duelet e Play Off-it dhe Play In-it.

Në Konferencën Lindore, Play Offin e siguruan këto skuadra:

1.Miami Heat (53 fitore - 29 humbje)
2.Boston Celtics (51 fitore - 31 humbje)
3.Milwaukee Bucks (51 fitore - 31 humbje)
4.Philadelphia 76ers (51 fitore - 31 humbje)
5.Toronto Raptors (48 fitore - 34 humbje)
6.Chicago Bulls (46 fitore - 36 humbje)

Ndërsa në Play In janë këto skuadra:

7.Brooklyn Nets (44 fitore - 38 humbje)
8.Cleveland Cavaliers (44 fitore - 38 humbje)
9.Atlanta Hawks (43 fitore - 39 humbje)
10.Charlotte Hornets (43 fitore - 39 humbje)

New York Knicks, Washington Wizards, Indiana Pacers, Detroit Pistons dhe Orlando Magic e mbyllën sezonin, duke mos u kualifikuar as për Play Off e as për Play In.

a

Play In (Lindje)

Brooklyn Nets do të luajë me Cleveland Cavaliers në Play In. Fituesi nga ky duel do të përballet me Bostonin në Play Off, kurse humbësi do ta ketë edhe një mundësi për Play Off.

Humbësi nga dueli Brooklyn Nets - Cleveland Cavaliers, do të përballet me fituesin nga dueli Atlanta Hawks - Charlotte Hornets për pozitën e tetë në Konferencën Lindore.

Në Konferencën Perëndimore, Play Offin e siguruan këto skuadra:

1.Phoenix Suns (64 fitore - 18 humbje)
2.Memphis Grizzlies (56 fitore - 26 humbje)
3.Golden State Warriors (53 fitore - 29 humbje)
4.Dallas Mavericks (52 fitore - 30 humbje)
5.Utah Jazz (49 fitore - 33 humbje)
6.Denver Nuggets (48 fitore - 34 humbje)

Në Play In janë këto skuadra:

7.Minnesota Timberwolves (46 fitore - 36 humbje)
8.Los Angeles Clippers (42 fitore - 40 humbje)
9.New Orleans Pelicans (36 fitore - 46 humbje)
10.San Antonio Spurs (34 fitore - 48 humbje)

Los Angeles Lakers, Sacramento King, Portland Trail Blazers, Oklahoma City Thunder dhe Houston Rockets e mbyllën sezonin, duke mos u kualifikuar as për Play Off e as për Play In.

a

Play In (Perëndim)

Minnesota Timberwolves do të takohet me Los Angeles Clippers në Play In. Fituesi nga ky duel do të përballet me Memphis Grizzlies, derisa humbësi i duelit Timberwolves - Clippers do të përballet me fituesin nga dueli New Orleans Pelicans - San Antonio Spurs për biletën e fundit të Play Offit.

Ndeshjet e Play In-it do të luhen nga data 12-15 prill 2022, kurse Play Offi nga 16 prill 2022.


 
Të gjitha lajmet nga NBA