Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA e PARË / PLAY OFF

Caktohen duelet e Play Offit në Ligën e Parë

Caktohen duelet e Play Offit në Ligën e Parë


1 April, 2022 @23:42

Sonte përfundoi stinori i rregullt në Ligën e Parë.

Bileta e fundit e Play Offit i takoi Vushtrrisë, pasi që e mposhti Marigona Hill Prishtinën.

Kështu, në pozitën e parë Vëllaznimi e përfundoi stinorin pa humbje me 18 fitore e 0 humbje.

Pozita e dytë i takoi Prishtinës së Re me 12 fitore e 6 humbje, kurse 3 skuadra kishin bilanc të njëjtë, New Basket, Vushtrria dhe Istogu, me nga 11 fitore e 7 humbje.

Sipas rregullores së FBK-së, edhe pse Istogu kishte koshaverazh më të mirë se Vushtrria, mbeti jashtë Play Offit, ngase skuadrat që kanë bilanc të njëjtë, llogariten duelet mes veti.

“45.1.4. Nëse më shumë se dy ekipe kanë tubuar numër të njëjtë të pikëve, renditja përcaktohet vetëm në bazë të rezultateve të arritura në ndeshjet në mes tyre.

45.1.5. Nëse më shumë se dy ekipe kanë tubuar numër të njejtë të pikëve dhe numri i fitoreve në ndeshjet në mes tyre është i barabart, renditja përcaktohet në bazë të koshdiferencës në ndeshjet e zhvilluara në mes tyre” - thotë Rregullorja e sezonit 21/22

Në këtë rast, 1.Nëw Basket ka 3 fitore dhe 1 humbje, 2.Vushtrria 2 fitore e 2 humbje, kurse Istogu ka 1 fitore e 3 humbje.

SKEMA E PLAY OFFIT

Lideri pa humbje Vëllaznimi në gjysmëfinale do të përballet me Vushtrrinë, kurse Prishtina e Re me New Basketin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë