Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TERMINET E NDESHJEVE

Caktohen terminet e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale

Caktohen terminet e ndeshjeve të dyta gjysmëfinale


9 May, 2022 @15:47

FBK ka bërë të ditur sot terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinale të PlayOffit të Superligës.

Përballjet e para i fituan ekipet më lartë të renditura në tabelë, Ylli Prishtinën, ndërsa Trepça Pejën.

Ndërsa tash, dy fituesit kanë përsëri ndeshjet e radhës në terren të vetin, derisa kundërshtarët do të mundohen të thyejnë këtë avantazh.

PLAYOFF SKEMA

Ylli - Prishtina është përcaktuar të luhet më datë 11 maj 2022 me fillim prej orës 20:30, ndërsa Trepça - Peja një ditë më vonë, në orë të njëjtë.

Ylli mposhti Prishtinën bindshëm në ndeshjen e parë, ndërsa Trepça kaloi Pejën në pjesë të dytë pasi që këta të fundit mbetën pa lojtarin e tyre kryesor, Dardan Berisha.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga