Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYOFF QUARTERFINALS

Çerekfinalet nisin nesër

Çerekfinalet nisin nesër


29 March, 2022 @12:30

Përballjet çerekfinale të PlayOffit të Ligës Unike nisin nesër, ndërsa në duelet e para takohen Rahoveci - Prizreni’16 dhe Teuta - Tirana.

Përballja e skuadrave nga Kosova luhet në Mizahir Isma, ndërsa e atyre nga Shqipëria luhet në Ramzan Njala.

Prizreni’16 kishte përfunduar stinorin në pozitë të tretë, ndërsa Rahoveci në të gjashtin. Luhen dy duele, një si vendas dhe një si mysafir - ndërsa ekipi me rezultatin më të mirë pas dy përballjeve, shkon në gjysmëfinale të garës.

Teuta e kreu stinorin në pozitë të pestëm, ndërsa Tirana në të katërtin dhe në stil të njëjtë skudrat do të kërkojnë gjysmëfinalen.

Përballja Teuta-Tirana nis në ora 17:00, ndërsa Rahoveci-Prizreni’16 në ora 19:00.

Ylli e Peja, si dy të parat e stinorit të rregullt presin kundërshtarët.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike