GRUPI B
Çereku i parë, vendimtar
8 September, 2015 @21:30
Turqia ka regjistruar fitoren e dytë në Eurobasket 2015, duke e mposhtur Gjermaninë 80-75 (31-11, 10-13, 19-19, 20-32) sonte.
Ajo që ka qenë interesante në këtë ndeshje ka qenë se përballja u vendos në saje të lojës së mirë të turqve në çerek të parë, sa edhe shutave jo të saktë të gjermanëve në këtë periudhë.
Më tej, përkundër se Gjermania dominoi në tre çerekët e mëtutjeshëm, nuk arriti assesi të shkrijë epërsinë e Turqisë dhe u mposht.
Më të dalluarit në këtë ndeshje për ekipet përkatëse kanë qenë: Semih Erden te Turqia me 16 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, derisa te Gjermania, Dennis Schroder me 24 pikë, 5 kërcime e 4 asistime.
Turqia ka bilanc 2-1 pas 3 ndeshjeve të para në Grupin B, derisa Gjermania 1-2.