DREJT AUSTRALISË

Chris Seeley në ligën australiane
31 March, 2023 @1:47
Ekipi australian Mt Gambier është ekipi i ri i basketbollistit të dalluar të Rahovecit këtë stinor në Superligë, Chris Seeley.
Amerikani që u nda me vreshtarët në fund të vitit 2022, në dhjetor, në 10 ndeshjet e zhvilluara te Rahoveci (në Superligë) ka pasur mesatare prej 16 pikësh për lojë, 8.5 kërcimesh dhe 2.2 asistimesh.
Mount Gambier Pioneers bën pjesë në NBL - Konferencë Jugore të basketbollit austrlian, ku pritet të nis stinori i ri basketbollistik.