DUELI I TRETË
Cili ekip do të merr epërsinë, Bashkimi apo Prishtina?
1 May, 2016 @10:28
Sonte, Bashkimi dhe Prishtina do të nisin përballjen e tretë të serisë gjysmëfinale të Play-Offit të Superligës.
Rezultati aktual është 1-1, ndërsa në finale shkon ekipi që arrin së pari 3 fitore, ku i pret Peja, që eliminoi shpejt Trepçën me 3-0 në seri.
Në fakt Bashkimi bëri një befasi të këndshme në përballjen e dytë të serisë, kur mposhti Prishtinën në “Sezai Surroi” për të barazuar serinë. Ndeshja u desht të vendoset pas dy vazhdimeve, ndërsa qendra e Bashkimit Endrit Hysenagolli në një pronocim për Borozani.com e cilësoi si ndeshja më e mirë e krejt stinorit në Superligë.
Sigal Prishtina sot besohet se nuk do të rrezikojë MVP-në e ligës ballkanike, Mohamed Abukar, i cili u lëndua në ndeshjen e dytë të serisë në Prizren. Ai është aktualisht mirë pas zgjatjes së pësuar në këmbë, mirëpo, ekipi nuk do ta rrezikojë nëse nuk i nevojitet shumë.
Lëndime tjera të reja nuk ka të raportuara te ekipet, ndërsa Bashkimi me 6-7 lojtarë në dispozicion do të tentojë t’i bëjë ballë edhe njëherë kampiones aktuale të Kosovës, fitueses së Kupës dhe triumfueses aktuale të dyfishtë të ligës ballkanike.
Gjithçka, sonte prej orës 19 në “Sezai Surroi”.