PREJ MITROVICE NË SUEDI

Corban Collins nga Kosova në basketbollin suedez
31 August, 2022 @17:02
Njëri ndër lojtarët e dalluar të Trepçës në stinorin e kaluar, amerikani Corban Collins, është zyrtarizuar si lojtar i ri i ekipit suedez, SBBK Sodertalje.
Collins 28-vjeçar dhe 190-centimetra i gjatë te mitrovicasit ka pasur mesatare prej 7.4 pikësh për ndeshje, 4.9 kërcimesh dhe 2.6 asistimesh.
Sodertalje garon në BasketLigan suedeze, ndërsa stinorin e kaluar e kreu me bilans 26 fitore dhe 16 humbje.