Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

Uruguaji eliminon Brazilin dhe arrin gjysmëfinalen e Copa America

Fotot: AUF

Uruguaji eliminon Brazilin dhe arrin gjysmëfinalen e Copa America


7 July, 2024 @9:57

Duke e mposhtur Brazilin 4-2 pas penalltive, Uruaguaji është bërë gjysmëfinalisti i fundit i Copa Ameria 2024. Albicelestes kanë fituar përballjen e zhvilluar në Las Vegas të SHBA-ve, pasi që ndeshja në kohë të rregull përfundoi me barazim, 0-0.

Të dyja skuadrat nuk arritën të krijojnë shumë gjatë kohës së rregullt të ndeshjes, derisa Uruguaji i Marcelo Bielsës përfundoi duelin me 10 lojtarë pasi që Nahitan Nendez mori karton të kuq në minutën e 74-të të ndeshjes.

Në gjysmëfinale, Uruguaji do të luajë ndaj Kolumbisë që “demoloi” Panamanë 5-0 në përballjen e luajtur në Charlotte të Karolinës Veriore.

Rastet më të mira në lojë i kishin Darwin Nunez për Uruguajin dhe Raphinha për Brazilin. Nandez, që mori të verdhën fillimisht pas shikimit në VAR të faulit të ashpër ndaj Rodrygos, mori të kuqen. Uruguaji u mbrojt deri në fund të lojës, për të pritur penalltitë, që erdhën menjëherë pas 90 minutave lojë pasi që vazhdime nuk kishte.

Te penalltitë, radhazi shutuan dhe:
URUGUAJI: Valverde - gol; 1-0
BRAZILI: Militao - X; 1-0
URUGUAJI: Bentacur - gol; 2-0
BRAZILI: Andreas Pereira - gol; 2-1
URUGUAJI: De Arrascaeta - gol; 3-1
BRAZILI: Douglas Luiz - X; 3-1
URUGUAJI: Gimenez - X; 3-1
BRAZILI: Martinelli - gol; 3-2
URUGUAJI: Ugarte - gol. 4-2.

Tash gjysmëfinalet e Copa America 2024 janë kompletuar dhe dihen si datat ashtu edhe skuadrat që do të luftojnë për finale. Në gjysmëfinalen e parë takohen Argjentina dhe befasia Kanadaja, që kaloi Venecuelën në çerekfinale. Kjo ndeshje luhet më 10 korrik në 2 të mëngjesit me kohën tonë në East Rutherford të Nju Xhersit, kurse gjysmëfinalja tjetër mes Uruguajit dhe Kolumbisë më 11 korrik në ora 2 të mëngjesit me kohën tonë në Charlotte të Karolinës Veriore.

Mëposhtë si Kanadaja arriti gjysmëfinalen:

 

Fitorja e Kolumbisë ndaj Panamasë:

 


 
Të gjitha lajmet nga Copa America