ARGJENTINA - KOLUMBIA
Portieri Martinez shpëton Argjentinën, super finalja me Brazilin
7 July, 2021 @10:35
Argjentina pas ekzekutimit të penalltive, e mposhti Kolumbinë dhe u kualifikua në finale të Copa Americas.
Argjentina e nisi ndeshjen furrishëm, duke shënuar me Lautaro Martinez në minutën e 7’, pas asistimit të Lionel Messit.
Rezultati u barazua në minutën e 61’ përmes Luis Diaz dhe kështu përfundoi koha e rregullt me rezultat 1-1.
Argjentina edhe pse nuk dominoi shumë me lojë, pasi që ishte gjysmëfinale, ka pasur 2-3 raste ideale për të kryer ndeshjen para penalltive. Por, David Ospina u tregua i mrekullueshëm për Kolumbinë në portë, duke ndalë rastet tejet të mira të Angel Di Marias dhe të tjerëve.
Edhe Kolumbia pati rastet e veta, por cafeteros gjithashtu nuk gjetën rrjetën e Martinezit, që më vonë doli të jetë heroi i ndeshjes.
Menjëherë filluan ekzekutimin e penalltive, pasi që në Copa America nuk ka vazhdime.
Juan Cuadrado shënoi penalltinë e parë, derisa super ylli Messi nuk gaboi dhe e barazoi rezultatin, më pas goditjen e Davinson Sanchez e priti portieri Emiliano Martinez, por edhe Rodrigo De Paul dështoi te Argjentina.
Martinez përsëri e priti penalltinë, kësaj radhe të Yerry Minas, Leandro Paredes shënoi për epërsinë e Argjentinës.
Miguel Borja shënoi për 2-2 te Kolumbia, kurse Lautaro Martinez nuk gaboi për 3-2.
Edwin Cardona nuk arriti të shënojë, derisa Emiliano Martinez priti për herë të tretë dhe ia solli finalen skuadrës.
Më 11 korrik do të luhet finalja në mes të Argjentinës dhe Brazilit në stadiumin e Maracanas.