INTER
Kolarov vazhdon kontratën me Interin
6 July, 2021 @18:50
Aleksandar Kolarov, ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me Interin.
Mbrojtësi serb arriti marrëveshje një vjeçare me zbritje të pagës vetëm e vetëm që të jetë pjesë e skuadrës së Inter.
Kolarov do të qëndroj tek Inter-i i Milano-s deri më 30 qershor 2022.
Vlen të theksohet së mbrojtësi serb kishte luajtur vetëm 5 ndeshje sezonën e kaluar, kjo si rezultat i lëndimeve si dhe zgjedhjeve të Conte për ta lënë në stol atë.