FERENCVAROS vs PRISHTINA
Në pjesë të dytë, Prishtina bie brenda 7 minutave në Budapest
6 July, 2021 @20:08
Pas pjesës së parë të duruar mirë dhe me një rast ideal të çuar në harresë nga nigeriani Oto John, Prishtina është mposhtur në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues ndaj Ferencvarosit në Budapest.
Vendasit, që qëlluan shtyllën prishtinase në pjesë të parë në pjesë të dytë kanë dominuar shkaku i kondicionit fizik dukshëm më të mirë për të fituar përballjen me 3-0 përfundimtare [Nugen 71, Mmaee 74, Blazic].
Të gjitha golat në portë të Ardit Nikës ranë prej periudhës 70-80 të minutave të ndeshjes, derisa vendasit shfrytëzuan gjithçka për të krijuar avantazhin e nevojshëm dhe të mjaftueshëm për të kaluar tutje.
Zekirija Ramadani përkundër tri ndërrimeve pas minutës së 80 të ndeshjes, nuk kishte raste të mira për të befasuar, ndërsa mundësia e Johnit në pjesë të parë mbetet si mundësi për vajtim, pse s’erdhi goli në atë moment!
Dueli i kthimit, më 6 korrik në Fadil Vokrri të Prishtinës ku bardhekaltërit presin Ferencvarosin. Ndërsa rikthimi edhe pse duket i pamundur, futbollit s’i dihet derisa ka lojë edhe 90-minuta për të përmbysur 3-0 e Budapestit.